Orjol Lame akuzohet për ‘vrasje në rrugë’, sipas kodit penal të shtetit italian.

 

 

Lame ishte drejtues i automjetit ‘Fiat’ që u përplas në Reggio Emilia duke shkaktuar katër viktima.

 

 

Viktimat ishin partnerja e tij 22-vjeçare, Shane Hysenaj, fëmija i tyre 1 vjeç e gjysmë, dhe vëllai dhe motra e Shane Hysenajt, të dy të mitur.

 

 

Lame është i vetmi i mbijetuar, por gjendja e tij mbetet ende kritike.

 

 

Testet toksikologjike pas aksidentit nxorrën se Lame kishte qenë i dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike kur ndodhi përplasja.

 

 

Mediat italiane bëjnë me dije se Lame nuk kishte marrë kurrë leje drejtimi italiane, dhe automjeti që drejtonte ishte i pasiguruar.

 

 

Më herët Lame ishte dënuar edhe për trafik droge.

 

 

32-vjeçari ishte i paligjshëm në Itali ndërsa kishin nisur proceset për marrjen e lejes së qëndrimit nëpërmjet fëmijës së tyre i cili ndërroi jetë në aksident.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *