Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se SHBA, ka ndryshuar politikën ndaj dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, por nuk pritet të tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

 

Shefi i diplomacisë serbenë një intervistë për një televizion serb, është shprehur se nuk është gjithçka “bardh e zi” dhe se, sipas tij, më e rëndësishmja është se Serbisë po i hapen dyert për dialog.

 

“Ata [SHBA] nuk do të ndryshojnë politikën në aspektin e njohjes së Kosovës, por nuk është gjithçka bardh e zi. Nuk pres që do të përfundojë gjithçka në këtë mënyrë, kur bëhet fjalë për ushtrinë e Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është se po hapen dyert për dialog, sepse para disa muajsh, Shtetet e Bashkuara kishin një qëndrim se nuk kishte për çka të flitej”.

 

Gjithashtu Daçiç, komentoi letrën e ish-ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përmes së cilës kërkon tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *