E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Daçiç: SHBA pro nënshkrimit të marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka deklaruar se SHBA është e gatshme që të organizojnë nënshkrimin e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Egjiptit në vitin 1978.

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë,në një intervistë për mediat serbe, ka thënë se gjithçka që po ndodh kohëve të fundit mund të konstatohet se deri tek marrëveshja nuk do të arrihet edhe aq shpejt.

 

Reklamë

“Kanë qenë të gatshme të organizojnë nënshkrimin në momentin që ne të arrijmë marrëveshje, pasi që ata nuk janë pjesë e dialogut dhe nuk e përcaktojnë kohën për këtë, por gjithçka që po ndodh tani me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe masat e ndërmarra nga Prishtina, tregojnë se zgjidhja nuk do të arrihet aq shpejt”.

 

Ndërkohë më parë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes të cilës u bën thirrje liderëve të dy vendeve të shfrytëzojnë momentin unik për një marrëveshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë