Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Dominika, shteti ishullor i Karaibeve ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

 

Sipas një letre të publikuar nga mediat serbe, thuhet se ky shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Zyrtarë nga ministria e Jashtme e Kosovës, akoma nuk kanë dhënë asnjë qëndrim rreth kësaj çështje.

 

Dominika e ka njohur Kosovës në dhjetor të vitit 2012.

 

“Në emër të popullit të Komonvelthit të Dominikas, është kënaqësi e veçantë të ju informoj se Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përgëzojmë përkushtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të pavarur mbi bazën e parimeve të lirisë dhe demokracisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *