Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe që të vijnë të investojnë në Shqipëri dhe të përfitojnë nga nisma e re e qeverisë për të aministuar të ardhurat e fituara nga aktivitete të ligjshme.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në londër bashkë me dy deputetët e tjerë Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, Gjiknuri nënvizoi se nga nisma e re, të rinjtë që punojnë dhe jetojnë në Londër mund të përfitojnë nga amnistia vetëm për të ardhurat nga aktivitete të ligjshme.

 

“Nga ana tjetër ne po ndërmarrim një politikë tjetër shumë të guximshme. Shumë shpejt do miratojmë edhe ligjin për amnistinë fiskale. Unë e di shumë mirë realitetin. Njerëz këtu mund të punojnë me emra të tjerë, njerëz këtu mund të punojë dhe në të zezë, punojnë në firma ndërtimi, në bujqësi.Kjo është një mundësi e mirë që qeveria shqiptare po e bën për të legalizuar, për të amnistuar të gjithë këtë para që vjen nga mundi i shumë shqiptarëve. Këtu në Londër shumë njerëz kanë ardhur dhe me identitet tjetër se ashtu që koha në vitet 90’. Nganjëherë kanë vështirësi për transfertat bankare për të ardhurat e tyre. Përse? Sepse autoritetet kërkojnë llogari. Janë burokraci, ka paragjykim. Se kështu është bota plot paragjykime. Jo erdhën këto çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës?! Njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Kjo është një mundësi shumë e mirë. Përse? Sepse keni mundësi të legalizoni paratë tuaja dhe t’i investoni në Shqipëri me një pagesë minimale takse. Përveçse legalizimit të parasë tuaj kjo do krijojë domosdoshmërinë për të ndjekur investimet aty. Përse jo të blesh një pasuri në Shqipëri përse jo të ndërtosh një aktivitet ekonomik. Tashmë mundësitë janë shumë të mira dhe në agro-turizëm. Shumica juaj mbase këtu vijnë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë”, theksoi Gjiknuri.

3 thoughts on ““Çunat e Londres”, Gjiknuri: Përfitojnë nga amnistia vetëm për të ardhurat nga aktivitete të ligjshme

  1. Çunat e Londres?
    Bravo Qeveria.
    Thoni hajd investoni por garancia eshte (0)
    Me kujtohet nje histori e gjyshit
    Sistemi komonist I therriste inektualet jasht vendit per te investuar ne Shqiperi
    Ne ate koh kush u kthye
    Pergjigjen ta thon Çunat e Londres
    Mos e hani mashtrimet, keta jan te pjellet e atyre qe deri die I ftonin per dark dhe I vrisnin mbas shpine.
    Investimet ne Shqiperi nuk kan garanci
    I mbani parat aty ku I kini se keta jan super mafjoza.

  2. Ku kane para cunat e londres,kto jane prrallat boshe te hajdutve te ps,kta e duan kyt maske sa per te justifkuar parate qe u kane vjedhur shqiptarve.Edhe po te jete ndonji qe ka bere pake para ne londer ose ne vendet tjera te be jane shume te rralle me pikatore.Kta persona shume te pakte qe munde te kene bere para te pista,me droge,prostuticion ose me krime tjera te ndryshme ata i kane futur me kohe ne bankat shqiptare.Arsyeja eshte shume e lehte,nuke funksionojne istitucionet shqiptare ne vendin tone.Shikoni korrupsionin,e krimet e mire organizuara nga vete te quajturit shtetare te drejtuar nga k/hajduti edvini i kristaqit e me bandat e tije.Gjithsesi edvinin munde ta ndalojne vetem SHBA e BE per te ndaluar ligjin per pastrimin parave te krimit organizuar ne te gjitha istitucione e shtetit SHqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.