Alarm mjedisor dhe për shëndetin e njerëzve vjen nga fshati Sheqeras I Korçës.
Banorët e tij kanë konstatuar mëngjesin e së martës hedhjen e një sasie të konsiderueshme prej mbetje kafshësh në kanalin hyrës të fshatit.
Sipas banorëve, një mjet tip furgon ka shkarkuar thasë me mbetje kafshësh të therura gjatë natës së kaluar.
Ata kanë zbuluar se thasët janë me mbetje plënci apo pjesë të tjera të pa përdorshme të bagëtive të mëdha.
Era e rëndë e këtyre mbetjeve por edhe rreziku I përhapjes së ndonjë sëmundjeje ka shqetësuar banorët e Sheqerasit.
Ende nuk janë identifikuar personat që depozituan këto mbetje bagëtish në hyrje të fshatit Sheqeras. Banorët apeluan për largimin e mbetjeve për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga dekompozimi.






