Një ngjarje aspak e hijshme është regjistruar në qytetin e Rrëshenit, ku një varr familjar i familjes Picaku është dhunuar sistematikisht nga një person.

 

Familja Picaku thotë se rastin e ka denoncuar në polici dhe më pas ka zëvendësuar të gjitha fotografitë e thyera.

 

Por historia është përsëritur pasi vetëm dy ditë më vonë, varri është dhunuar duke thyer fotografitë e personave të ndjerë.

 

Kjo gjë ka ndodhur edhe dy herë të tjera brenda muajit Gusht. Të gjendur në këtë situatë, familja ka vendosur kamera të fshehtë në varreza, e cila ka zbuluar autorin e këtyre dëmtimeve.

 

Familja ka dorëzuar materialin filmik në polici, ndërsa nuk dihet çfarë është bërë me autorin.

 

Gjithashtu, familja Picaku mohon të ketë probleme me familjen e të riut që është parë duke dhunuar varrin familjar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *