Presidenti filipinas Rodrigo Duterte vazhdon te shkaktoje debate dhe zemërim me deklaratat e tij. Pas fyerjes qe i beri pak kohe me pare presidentit amerikan Obama, ai e krahasoi veten me diktatorin nazist Hitler, kur tha se sic Hitleri shfarosi hebrenjtë, do te ishte i lumtur te zhdukte 3 milionë përdorues droge ne vend.

” Hitleri masakroi tre milionë hebrenj. Ka tre milionë përdorues droge ne Filipine. Do te isha i lumtur t’i vrisja. Nëse Gjermania kishte Hitlerin, Filipinet do te me kenë mua. Do te doja qe viktimat e mia te ishin kriminele, te merrte fund ky problem dhe te shpëtohej brezi i ri”.

Reagimi pas këtyre deklaratave ishte i ashpër veçanërisht nga grupet hebreje ne SHBA, qe do t’i bëjnë presion qeverise amerikane te ndjeke nje linje te ashpër ndaj tij. Duterte qe prej ardhjes ne pushtet ne maj është zotuar te luftoje drogen dhe korrupsionin, por sa i përket politikes se jashtme raportet me SHBA jane përkeqësuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *