Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në qarkullim që ka bota.

Pas mbylljes së sezonit dhe angazhimeve të tij në Serinë A, portugezi po shijon pushimet.

Në pushimet e kësaj vere ai është shndërruar në një zhytës profesionist, siç edhe tregon me një video në rrjetet sociale.

Ylli portugez i Juventus ka publikuar videon e një zhytjeje ku shkruan:

“Mëngjesin e sotëm jam zgjuar dhe kam pyetur veten: çfarë ndodh në fund të detit? Më quani Poseidon”.

CR7 ka zbuluar edhe thellësinë e arritur, 14 metra.

Por, më pas, ka këshilluar ndjekësit e tij:

“Ju lutem, mos provoni ta bëni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *