Showbiz
Cristiano Ronaldo, njeriu i polemikave!

Ilustrim · Vizion Plus
Cristiano Ronaldo ka shkaktuar polemika të shumta pasi postoi një foto së bashku me mikun e tij, Jose Semedo, ish-futbollist i Sheffield Wednesday në Angli.
“Kombinim i përkryer, çokollatë e zezë dhe e bardhë” – shkroi bashkëngjitur fotos ylli portugez, por pavarësisht 2.7 milionë pëlqimeve ishin të shumtë komentuesit, që e akuzuan portugezin si racist.
Megjithatë, të shumtë ishin edhe komentuesit e tjerë që e mbronin portugezin duke thënë se nuk kishte vend për kritika në atë status.





