Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand...

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e mohon: Asgjë...

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës...

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump njofton marrëveshje...

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për çdo anëtar...

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Covid në vitin 2021 nuk kurseu as femrat, rritje 28% e fataliteteve për 9-mujorin, e meshkujve 38.5%

20 Janar 09:24

Covid-19 ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë në vend edhe për 9-mujorin e vitit 2021.

Sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton edhe të dhënat për Shqipërinë në bazë javore, fatalitetet për 37 javët e vitit 2021 (deri në muajin shtator) u rritën gjithsej me 33.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur vendi ishte në një periudhë normale, duke arritur në 21.1 mijë jetë të humbura në total.

 

Por, ndryshe nga viti 2020, kur vdekshmëria shtesë ishte shumë më e lartë te meshkujt në raport me femrat, në vitin e dytë të pandemisë, Covid-19 nuk ka kursyer as femrat. Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor”, për 9-mujorin 2021, fatalitetet e femrave u rritën me rreth 28%, duke arritur në gati 9,400.

 

Megjithatë, meshkujt vazhdojnë të jenë më të goditur nga pandemia. Për të njëjtën periudhë, fatalitetet e kësaj gjinie u rritën me 38.5%, duke arritur në rreth 11.7 mijë humbje jete.

 

Për 9-mujorin 2021, vdekjet e meshkujve zinin 55.5% të totalit, nga 53.5% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të vitit normal 2019. Në vitin 2020, në kulmin e pandemisë, vdekjet e meshkujve arritën deri në 60% të totalit.

 

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

 

Të dhënat sipas javëve tregojnë se periudha më e vështirë e vitit 2021 ishte muaji shkurt. Në javën e tretë të shkurtit 2021, fatalitetet tek meshkujt u rritën me 162% dhe në dy javët në vijim sërish ishin dyfish më të larta sesa periudhat përkatëse të 2019-s. (Shiko grafikun: Vdekjet e meshkujve, sipas javëve deri në shtator, 2019 dhe 2021)

 

Po në javën e tretë të shkurtit, edhe fatalitetet tek femrat u rritën me 117%. (shiko grafikun)

Pandemia erdhi duke u qetësuar gradualisht dhe nga periudha e verës vdekjet u normalizuan duke qenë pothuajse në nivelet e para pandemisë. Por nga fundi i gushti dhe shtatori, virusi e nxori sërish kokën. Në javën e 37 të vitit, fatalitetet u dyfishuan te meshkujt dhe u rritën me 865 te femrat, në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s.

 

Të dhënat krahasuese të Eurostat dhe statistikave kombëtare rajonale tregojnë se Shqipëria është nga vendet që ka shënuar humbje më të mëdha të jetëve të njerëzve nga pandemia, që nisi në mars 2020. Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021.

 

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT bëjnë të ditur se në vend. që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019./Monitor

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
covid Femra grafik

Nga e njëjta kategori

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

më shumë...

Festa e PS dhe protesta e qytetarëve, Policia e Tiranës merr masa: Në cilat akse nuk lejohet qarkullimi

më shumë...

Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec, SPAK: Sekuestrohen 128 mln euro

më shumë...

Zbulohen apartamente të kthyer në baza prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huaja

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:12

Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e...

1:10

Festa e PS dhe protesta e qytetarëve,...

12:31

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me...

12:10

Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec,...

11:55

Zbulohen apartamente të kthyer në baza prostitucioni...

11:24

Tronditet showbiz-i turk, aktorja e njohur në...

11:13

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku...

11:07

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e...

11:03

VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të...

10:40

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë...

10:09

Shtypi qëllimisht qenin me makinë në Korçë,...

10:06

SPAK shkatërron rrjetin e drogës, lëshohen 20...

9:58

EMRI/ Tentoi të grabisë një pikë këmbimi...

9:43

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër...

9:29

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e...

8:47

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump...

8:41

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për...

8:11

Moti i paqëndrueshëm të premten, reshje shiu...

8:02

Fëmija 4-vjeç bie nga kati i dytë...

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

Më të klikuarat

  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.