Gazment Bardhi ka shkuar këtë të mërkurë në Elbasan, ku ka zhvilluar një takim me pensionistët, për të cilët tha se janë lënë në baltë nga qeveria.

 

Ata ngritën disa probleme kryesore me të cilat përballen, siç është largimi i fëmijëve në emigracion gjatë këtyre 8 viteve, shërbimi shëndetësor dhe pensionet.

 

“Kishim ruajtur 5 leke për vdekje, i prishëm të gjitha, na i mori covid.”

 

“Në 8 vite vetëm zero. Ne pensionistët në fund fare kemi shkuar. Në kohën e berishës hanim të gjithë mish, tani nuk e shohim me sy”, theksoi një pensioniste e revoltuar me braktisjen nga qeveria këto 8 vjet.

 

Nga ana tjetër, Bardhi u shpreh i bindur se vendit i duhet një kryeministër si Lulzim Basha.

 

“Këta pasuruan vetëm veten dhe varfëruan popullin. Çmimet u rritën të gjitha, pensionet në vendnumëro, siç ka ngecur dhe Shqipëria në vendnumëro. Edhe çifti tjetër i pensionistëve jetonte vetëm, pasi tre fëmijët kanë ikur në emigracion, për shkak të mungesës së punës në Elbasan. “Nga qarku i Elbasanit kanë ikur 75 mijë qytetarë në këto 8 vjet, rreth 25 % e popullisë. Nuk është bërë asnjë hap përpara. Edi Rama bërtet për shëndetësi falas, por shëndetësi falas nuk ka. 300 mijë vende pune jo, ulje e kostos së jetesës jo, përkundraxzi, na e rriti, prandaj na duhet ndryshimi. Jo më me premtime boshe. E vetmja punë që kjo qeveri ka bërë është vjedhja e lekëve të buxhetit dhe pasurimi për vete. Nuk justifikojnë as pasurinë e deklaruar, ndërsa shëiptarët marrin rrugët. Këtë do ta ndryshojmë më 25 prill.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *