Asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orët e fundit prej COVID 19.

Për të disatën javë rradhazi MSH nuk ka njoftuar viktima por megjithatë vazhdon të ketë ende persona të infektuar nga koronavirusi.

Për 24 orët e fundit në vend ministria raporton 53 raste të reja ndërsa janë shëruar 34 persona.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 594 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 qytetarë, në këto bashki:
28 në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Durrës, nga 3 qytetarë në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, nga 1 qytetar në Shijak, Divjakë, Delvinë, Pogradec, Kolonjë.
Janë 307 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 594

Testime totale 1,830,218
Raste pozitive 276,275
Raste të shëruara 272,471
Raste Aktive 307
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 203
Fier 33
Vlorë 22
Gjirokastër 18
Durrës 9

Korçë 8
Elbasan 4
Shkodër 3
Dibër 3
Lezhë 2
Berat 1
Kukës 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *