E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Covid-19 mbyll zyrën e Kadastrës, 7 punonjës në Fier rezultojnë pozitivë pas testimit

Kadastra e Fierit ka pezulluar një pjesë të shërbimeve për qytetarët këtë të hënë. Shkak është bërë konfirmimi i gjashtë punonjësve të tjerë të kësaj zyre me koronavirus. Nëpunësit u konfirmuan pozitivë ditën e dielë, ndërsa janë vetëizoluar në banesat e tyre.

Ata janë kontakte të rastit të pak ditëve më parë në këtë institucion. Në toatal, në Kadastrën e Fierit janë shtatë punonjës të infektuar me koronavirus. Ndërkohë, të gjitha shërbimet për qytetarët gjatë ditëve në vijim do të ofrohen vetëm në rrugë postare ose nëpërmjet aplikacionit e-albania. Kjo me qëllim parandalimin e infeksionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë