E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

COVID-19 i mori jetën mjekut/ Meta: Një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të mjekut Agron Menzelxhiu, i cili humbi jetën nga koronavirusi.

Në një mesazh në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se ndarja nga jeta e kirurgut është një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare.

Ai shprehet se Menzelxhiu do të kujtohet si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanist.

“Ndarja nga jeta e kirurgut të nderuar, Dr.Agron Menzelxhiu, i cili për dekada shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Elbasan dhe Tiranë, është një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare. Përherë do kujtohet me respekt si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së çdo qytetari në nevojë. Ishte kënaqësi ta njihja nga afër. Familjes Menzelxhiu, të afërmve, miqve dhe komunitetit të mjekëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë