Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot vetëm 36 të infektuar me Covid në vend.

 

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e virusit.

 

Sipas të dhënave të fundit, janë 304 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

 

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 616 testime, 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 616 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë.
Janë 304 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,247 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Maj 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 634

Testime totale 1,826,354
Raste pozitive 276,048
Raste të shëruara 272,247
Raste Aktive 304
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 202
Fier 18
Korçë 18
Vlorë 17
Shkodër 15
Gjirokastër 13
Durrës 7
Elbasan 6
Berat 3
Dibër 3
Kukës 1
Lezhë 1

Leave a Reply

Your email address will not be published.