E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Covid-19/ Alimehmeti publikon studimin: Imuniteti natyror, superior ndaj vaksinave

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën epidemiologjike, duke u ndalur edhe te përhapja e varianteve të reja të koronavirusit.

 

Duke iu referuar disa studimeve të kryera sëfundmi, ai thekson se rezultatet konfirmuan efektivitetin e mbrojtjes nga infeksioni i kaluar i COVID dhe nga skema e vaksinimit.

 

Reklamë

Epidemiologu tregon se të dhënat e publikuara më 12 dhjetor të këtij viti, janë përfituar nga të dhënat zyrtare të mbikëqyra nga autoritetet e Republikës Çeke.

 

Në këtë studim është hulumtuar e gjithë popullata çeke e vaksinuar apo që e ka kaluar infeksionin dhe nuk është vaksinuar.
Rezultatet treguan se imuniteti natyror është qartësisht superior ndaj vaksinave për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

 

Gjithashtu autorët dolën në përfundimin se, përgjatë kohës së studimit, gjetjet e tyre treguan:
-Reduktim të përgjithshëm të efektivitetit të vaksinave me kalimin.
-Rritje të lartë të efektivitetit pas dhënies së dozës së tretë.
-Imunitet natyror shumë të qëndrueshëm dhe të lartë pas infektimit.
-Ky studim madhor në nivel kombëtar i shtohet shumë studimeve të mëparshme që nënvizojnë efektivitetin e lartë të vaksinave, të dozës së tretë dhe të imunitetit natyror pas infektimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë