E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çmimi Nobel/ Rama: Zgjedhje e turpshme e Akademisë suedeze

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dhënies së çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, I cili njihet si një nga figurat që ka mbrojtur Slobodan Millosheviç.

 

Në një postim në Twitter, kreu I qeverisë shprehet se kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë suedeze.

 

Reklamë

“Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë