E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Çmimi i ujit/ LSI e PDIU kushte, Veliaj pranon. PD, kundër

Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet sot për te diskutuar disa çështje, ku me e rëndësishmja është ajo e rritjes se çmimit per ujin e pijshëm. Kryebashkiaku Veliaj ka pranuar kërkesat e bera me herët nga LSI, per kategorizim te tarifave dhe per te luftuar informalitetin. Ne kete mënyrë, ai besohet te marre dhe mbështetjen e grupit te LSI ne këshill, e duke siguruar votat e nevojshme. Ndërsa LSI beri te ditur pak me pare se pret qe këtë pranim te kërkesave, Veliaj ta beje edhe me shkrim.

 

Nga ana tjetër, grupi i PD beri thirrje per bojkot, por pas refuzimit te LSI dhe PDIU, opozita e quajti këtë nje pazar te tyre me Veliajn. PD kundërshton me force rritjen e çmimit qe e quan te pa argumentuar, ndërsa synonte te dështonte mbledhjen e këshillit përmes mungesës se kuorumit. Me herët gjate ditës, kryebashkiaku theksoi rëndësinë e këtij vendimi qe pas 5 vjetësh me ne fund do t’i siguroje kryeqytetit 24 ore ujë te pijshëm. Këshilli Bashkiak i Tiranës përbehet nga 61 këshilltarë, 25 janë nga Partia Socialiste, e cila deri tani ka pasur edhe kartonat e LSI, te tre anëtareve te partisë çame dhe një  te FRD, duke e çuar ne mazhorance me 42 vota. Por rezultatet e  zgjedhjeve te 25 qershorit dhe dalja e LSI e PDIU  ne opozite po reflektohet ne qëndrimin e këtyre forcave ne  këshillat bashkiake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë