Subscribe

Fasha e energjisë prej 800 kilovat/orë nuk do të vendoset as për muajin nëntor.

 

 

Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku, sqaroi se qytetarët dhe institucionet i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të kursyer.

 

 

Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, këtë vit është harxhuar 7 për qind më pak energji. Ky zhvillim si dhe rënia e çmimit në bursat ndërkombëtare, kanë bërë që zbatimi i fashës të shtyhet.

 

 

Ministrja Balluku përmendi edhe programin e subvencionimit për panelet diellore, i cili ka shënuar një numër të madh aplikimesh në vetëm pak ditë.

 

 

Këto politika, sipas saj, shkojnë të gjitha në mbrojtje të familjeve si dhe biznesit të vogël.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *