Subscribe

Në prag të nisjes së pagesës në rrugën e kombit, ministria e infrastrukturës garanton se kjo tarifë nuk do të ndikojë në rritjen e çmimit të biletave në transportin drejt Kukësit dhe anasjelltas.

 

Numri 2 i ministrisë Artan Shkreli thotë se të gjitha linjat e licencuara drejt veriut do të kenë një tarifë minimale prej 100 lekësh, çka do të thotë se nuk ka kosto për pasagjerët. Por në çdo rast linjat do të monitorohen për të shmangur çdo abuzim të mundshëm.

 

Por Shkreli ka sqaruar edhe pikëpyetjet lidhur me kursin e këmbimit që do aplikohet për këtë tarifë, prej 5 eurosh apo 660 lekë. Sipas tij, çmimi nuk i referohet kursit aktual euro/lekë, por atij të muajit maj kohë kur nisi ky koncesion.

 

Nga ana tjetër, qytetarët e Hasi, Kukësit dhe Tropojës do të jenë të lehtësuar nga kjo pagesë, e cila kushton 100 lekë, për kalim, ndërsa do të pajisen falas me aparatin që vendosen në makinë, telepasin. Ndërsa çdo përdorues i shpeshtë do të duhet ta blejë këtë aparaturë, e cila kushton deri në 4 mijë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *