Çmimet për mallrat dhe shërbimet kanë vijuar rritjen edhe në fillim të këtij viti.
Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin janar 2026 arriti në 2.3%, nga 1.9% që ishte në janar të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, disa çmime kanë pësuar ulje mujore, si veshjet dhe këpucët.
Megjithëse norma ka mbetur deri tani relativisht e qëndrueshme, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar në deklaratat e saj të fundit se situata mund të ndryshojë nëse tensionet gjeopolitike globale vijojnë të përshkallëzohen, duke ushtruar presione të reja mbi çmimet dhe tregjet./vizionplus.tv





