Subscribe

Ngjarje e rëndë mesditën e kësaj të shtune në Vlorë.

Një djal I ri ka dhunuar një vajze në mes të lokalit duke e tërhequr zvarre e më pas e ka qëlluar me armë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal pas Poliklinikes në Vlorë, ne lagjen “28 nentori”.

Burime për Vizion Plus bëjne me dije se fadil Nikaj 30 vjec, banues ne Shkoder, ka qënë I ulur në lokël dhe pak minuta më vonë I është bashkuar edhe një vajze 20-vjece. qe mesohet se ishte studente ne Vlore.

Më pas të rinjte kanë nisur të debatojnë dhe djali është ngritur në këmbë duke tërhequr zvarre vajzen.

30 vjecari e ka qëlluar edhe me armë nga këmbët studenten me iniciale K.Z, duke e plagosur.

Policia e Vlorës neutralizoi autorin që tashmë është I shoqeruar ndërsa vajze e plagosur është në spital jashtë rrezikut.

Njoftimi i policise se Vlores:

Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *