Dy shtetas ngë Kosova janë ndëshkuar me gjobë, pasi u kapën me shpejtësi të frikshme 225 km/h drejt Vlorës.

 

Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Pojan”, ata u konstatuan nga radari, teksa drejtonin automjetet me targa zviceriane tip “Lamborghini” dhe “BMW”.

 

Automjeteve iu është bërë shenjë nga punonjësit e Policisë për të ndaluar, por drejtuesit e tyre kanë vijuar me shpejtësi drejt Vlorës. Për pasojë, ata u ndaluan në hyrje të qytetit të Vlorës nga shërbimet e Policisë Rrugore të Vlorës, si dhe forcat e posaçme “Shqiponja”.

 

“225 km/h, pavarësisht makinave luksoze, kjo është papërgjegjshmëri ndaj jetës, shpejtësi të tilla janë vrastare, rrezikojnë seriozisht jetën tuaj e të përdoruesve të tjerë të rrugës. Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini”, shtetasi I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative ‘Tejkalim i shpejtësisë’, ‘Garë shpejtësie’, ‘Qarkullon pa targë’, ‘Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë’ dhe drejtuesi i mjetit tip ‘BMW’ shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative ‘Tejkalim i shpejtësisë’, ‘Garë shpejtësie’.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *