E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

“Çmendet” Bill Gates, shihni sa para ka dhuruar

Bill Gates, njeriu më i pasur në planet, dhuroi 4.6 miliard $, donacioni më i madh i dhënë ndonjëherë që kur nisi fondacionin e bamirësisë Bill & Melinda Gates.

 

Gates dhuroi 64 milion aksione të Microsoft. Me shumë gjasa këto para do të shkojnë në drejtim të fondacionit që themeloi me bashkëshorten e tij në 2000.

 

Reklamë

Aksionet e dhuruara përbëjnë 5% të pasurisë së tij prej 90 miliard dollarësh. Ky dhurim redukton aksionet e Gates në Microsoft kompani të cilën e themeloi në 1975.

 

Bill dhe Melinda Gates kanë dhuruar 35 miliard dollar që nga 1994. Ata dhuruan 16 miliard dolla rnë 1999 dhe 5.1 miliard një vit më vonë. Fondacioni i tyre është shndërruar në një prej nismave më të mëdha në botë të bamirësisë me fonde që kalojnë vlerat e 40.3 miliard dollarëve, shkruan PcWorld.al.

 

Dhurimi më i fundit është donacioni më i madh dhënë ndonjëherë duke tejkaluar kontributin 3.2 miliard dollarësh të investitorit Warren Buffet për fondacionin Gates muajin e kaluar.

 

Që nga 2013-ta Gates është njeriu më i pasur në planet sipas Forbes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë