E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Çlirohen sheshet në kryeqytet, shumë pronarë biznesesh mbyllin baret dhe restorantet në shenjë proteste

Pas paralajmërimit të bërë disa ditë më parë nga kryeministri Rama, ka nisur zyrtarisht aksioni për lirimin e hapësirave publike edhe në Tiranë.

Grupet inspektuese kanë ndërhyrë sot në qendër të kryeqytetit, në pranë zonës së njohur me emrin “Piazza” duke hequr tavolina, karrige dhe struktura të paligjshme, me qëllim rikthimin e këtyre hapësirave që pengojnë lëvizjen e lirë dhe sigurinë publike në funksion të qytetarëve.

Por aksioni i ndërmarrë nga strukturat shtetërore nuk është pritur mirë nga shumë pronarë që kanë bizneset e tyre në katet e para të blloqeve të banimit.

Në shenjë proteste, sot ata kanë mbyllur lokalet dhe restorantet, duke thënë se heqja e tavolinave dhe tendave do të dëmtojë aktivitetin e tyre ekonomik.

Reklamë

Aksioni është shtrirë gjithashtu edhe në qytete si Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra ku ekipet inspektuese po vijojnë kontrollet dhe vendosjen e masave për zaptimin e hapësirave publike.

Shumë subjekteve u është lënë afat deri ditën e premte për të liruar vetë hapësirat e zëna, përndryshe ndërhyrja do të shoqërohet me masa ndëshkuese.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë