Të gjitha shërbimet e telekomunikacionit janë ndërprerë në qytetin e Gazës dhe pjesë të tjera të Gazës veriore. Lajmi u njoftua nga kompania palestineze e telekomunikacionit “PalTel”, ku theksohet se shkak janë bërë sulmet e vazhdueshme izraelite.

 

“Me keqardhje ju njoftojmë se të gjitha shërbimet e telekomit në qytetin e Gazës dhe Rripin e Gazës Veriore janë humbur për shkak të shkëputjes së elementeve kryesore të rrjetit tonë,” thuhej në reagim.

 

Po ashtu, NetBlocks, një firmë monitoruese e internetit me bazë në Londër, konfirmoi se lidhja e internetit është ndërprerë në pjesë të Rripit të Gazës.

 

Mungesa e internetit dhe telekomunikacionit sjell kaos për civilët, të cilët duhet të jenë të informuar për urdhrate e evakuimeve të lëshuara nga Izraeli, në mënyrë që të shpëtojnë nga sulmet vdekjeprurëse. Rreth 80% e popullsisë së përgjithshme të Gazës veriore është zhvendosur si pasojë e luftës, ndërsa pjesa e mbetur e ka të pamundur informimin mbi qendrat strehimore të krijuara nga organizatat ndërkombëtare për civilët që largohen nga lufta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *