Një ciklon i fuqishëm ka goditur bregun lindor të Indisë, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra deri në 200 km/h.
Ciklon Fani, një nga stuhitë më të rënda e goditi Indinë të premten në orën 08:00 me atë lokale.
Më shumë se një milion njerëz janë evakuuar nga shteti lindor i Orissa, i quajtur edhe Odisha.
Një zyrtar shtetëror tha se dy persona janë vrarë si pasojë e ciklonit.
Gjithashtu janë raportuar përmbytje në disa zona.
Ciklon pritet të godasë 15 qarqe në Orissa, i cili është një nga shtetet më të varfra të Indisë.







