E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Çiklistja përjeton momente tmerri, bie nga shkëmbi për disa metra me biçikletë (VIDEO)

Një shëtitje rutinë në mal për Cecilia Sopeña, një çikliste dhe influencere nga Cartagena, u kthye në një moment tmerri kur humbi kontrollin e biçikletës për shkak dhe  rrëshqiti drejt një shkëmbi pranë detit. Videoja e regjistruar me kamerë 360° tregon momentin kur Sopeña arrin të kapet nga shkëmbi dhe të stabilizohet disa metra larg rënies, ndërsa qeni i saj, Nezha, i qëndron pranë.

Pavarësisht se Sopeña doli pa lëndime, videoja ka ndarë komunitetin online. Disa përdorues shprehen se këndi i kamerës e ka bërë situatën të duket më dramatike se sa ishte në realitet, ndërsa të tjerë komentojnë mbi karrierën e saj si krijuese përmbajtjeje, duke sugjeruar se videoja mund të jetë për të tërhequr vëmendje.

 

 

Reklamë

Autorja vetë ka konfirmuar se incidenti ishte i vërtetë dhe ka theksuar rëndësinë e sigurisë në çiklizëm, duke pranuar se nuk kishte përdorur helmetë gjatë rënies.

Ngjarja ka bërë xhiron e rrjetit, duke shkaktuar debat mbi rrezikun real dhe perceptimin dramatik të kamerës 360°.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë