Çifti i të moshuarve në Korçë u infektua nga mbesa që jeton në Itali

Tre rastet në Korçë janë konfirmuar të prekur me koronavirusi.
Burime prane spitalit bëjnë më dije se 32-vjeçari ka qenë i izoluar ne spitalin rajonal per 4 dite deri ne momentin kur mbrëmjen e së dielës është derguar drejt Tiranës. Për 32-vjecarin nuk ka pasur histori udhëtimi jashtë vendit.
Nga ana tjetër, çifti i bashkeshorteve, 75 dhe 76 vjeç ka qëndruar i izoluar 24 ore po ne kete spital dhe mbrëmë janë derguar drejt kryeqytetit.
Mesohet se infektimi i të moshuarve ka ardhur nga mbesa e tyre që jeton ne Itali. Po ashtu, burimet thanë se mbrëmë janë paraqitur me shenja të Covid-19 edhe një grua bashkë me vajzen, për të cilat pritet marrja e përgjigjes së analizave nëse janë apo jo të infektuara.




