Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të...

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për...

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet nën kontroll...

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë pyje! Vijon...

Përplaset anija turistike me betonin e portit, 6 të...

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç...

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia arreston dy...

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa, Gatuzo sher...

“Territori i ri i SHBA-së”, Trump publikon hartën e...

Chroming, sfida e rrezikshme e TikTok që po u merr jetën adoleshentëve

14 Mars 15:32

“Chroming” është një nga tendencat më të fundit në rrjetet sociale, që fatkeqësisht ka rezultuar fatale në disa raste. Kjo është një modë e re, një trend që mori përmasa të frikshme në Gjeneratat Z dhe Alpha.

Fjala ‘chroming’ është një term joformal që e ka origjinën nga Australia. Ai i referohet aktit të thithjes së tymit nga një burim toksik, si p.sh. një kanaçe aerosoli ose një deodorant sprej.

Përodruesit në TikTok, që ndjekin këtë trend, postojnë video nën termin ‘WhipTok’, një term zhargon për përdorimin rekreativ të oksidit të azotit. ‘Whiptok’ ka mbi 546.3 milionë shikime në platformë.

Një nga viktimat ishte Esra Haynes, një studente 13-vjeçare nga Melburni, Australi. Esra ndërroi jetë më 31 mars 2023, nga ekspozimi kimik ndërsa ishte në gjumë pasi mori pjesë në trendin TikTok. Thuhet se ajo nuhati një deodorant aerosol, i cili besohet të jetë shkaku i vdekjes së saj.

Pas pjesëmarrjes në aktivitet, Haynes pësoi dëmtime të pariparueshme të trurit dhe një arrest kardiak, sipas The Sun. Ajo u shtrua në spital për një javë para se të vdiste.

Në shtator 2023, një tjetër adoleshent vdiq si rezultat i trendit “Chroming” të TikTok, thanë autoritetet irlandeze që hetonin vdekjen e 14-vjeçares Sarah Mescall.

Më 6 mars 2024, u raportua se një djalë 11-vjeçar vdiq gjithashtu pasi provoi sfidën e “Chroming” në një natë që ishin mbledhur me shokët. Autoritetet pretendojnë se e gjetën djalin pa ndjenja në vendngjarje dhe më vonë u shpall i vdekur në spital.

Gjyshja e djalit reagoi dhe foli ashpër kundër TikTok. Ajo shprehu dëshirën që kjo platformë të ndalohet përgjithmonë në mënyrë që të parandalojë më shumë vdekje.

Ky nuk është trendi i vetëm i rrezikshëm që është bërë viral në platformë. Edhe pse TikTok ka ndërmarrë veprime për të parandaluar përhapjen e këtyre tendencave në disa raste . Ata kanë hequr hashtags që mund t’i ndihmojnë këto trende të përhapen. Por nuk mjafton gjithmonë./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Bota Sociale
Tagged:
adoleshentet tiktok Chroming tiktok vdekje nga tiktok

Nga e njëjta kategori

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë, dy të plagosur

më shumë...

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar përplas për vdekje këmbësoren

më shumë...

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

më shumë...

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet nën kontroll vatra e zjarrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

7:03

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Greqi

6:51

Ndërhyn helikopteri i AKMC në Bruç, vihet...

6:36

Zjarri në Pukë, flakët përpijnë 50 hektarë...

6:31

Përplaset anija turistike me betonin e portit,...

6:00

Takimi me Abdixhikun, Kurti: Synojmë konsituimin e...

5:41

Detaje të reja nga krimi në Ksamil/...

5:23

Vrasja e 21-vjeçarit portugez në Ksamil, policia...

5:13

Plas te Lacio pas eliminimit nga Kupa,...

5:07

“Territori i ri i SHBA-së”, Trump publikon...

4:46

“Turku kërkon ta hapë”, Vuçiç letër Rutte-s:...

4:41

Situata me zjarret në vend, ministri Nufi:...

4:26

Dështoi të vrasë Ermir Kërtezin, gjykata lë...

4:22

Musiala pësoi kolaps në fushë, legjenda e...

4:20

Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e...

4:07

Parashikimi i moti për ditën e mërkurë,...

3:26

“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund...

3:17

FOTO/ Ky është 29 vjeçari që vrau...

3:05

“Më thanë se isha e pushtuar që...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.