“Championsi i pandemisë”/ Bayern-PSG, dy filozofi të ndryshme në një vit të pazakontë

Bayern-PSG është një finale e pazakonte. Jo për meritat sportive dhe për atë që përfaqësojnë ekipet në aspektin e garës, por për rrethanat në të cilat e luajnë këtë duel kaq të madh.
Sonte, Uefa Champions League do të ulë siparin e një sezoni të ndikuar nga pandemia e Covid-19. Papritur e në momentin kur në muajt shkurt –mars kishte nisur faza më spektakolare e Champions, ajo me eleminim direkt, virusi i rrezikshëm gjunjezoi botën mbarë e, bashkë me të edhe futbolli u detyrua t’i nënshtrohej një situate me të cilën nuk ishim mësuar.
Stadiumet u kyçen, të martat dhe të mërkurat nuk ishin më ato të zakonshmet ku qindra-milionë njerez rrinin të mbërthyer para ekranit për të ndjekur sportin më popullor në botë. Por pavarësisht situatave të vështira me të cilat u ndeshem, pasojat e të cilave i vuajtëm jo pak, jeta duhej të vazhdonte ndonëse me rregulla të reja. E futbolli në këtë rast ishte në pararojën e aktiviteteve sociale, ishte instrumenti që dha i pari shenjat se është e rëndësishme të vazhdojmë përpara. Teksa u luajt pjesa më e madhe e kampioneve, Champions, si gjithnjë ishte qershia mbi torte e mbylljes së edicionit.
Për herë të parë në histori, një trofe kaq i madh u luajt me sistem grumbullimi me 8 ekipe që u grumbulluan në Lisbonë për të luajtur me ndeshje të vetme fatet e kualifikimit nga çerekfinalet deri në finale. Një formule interesante që prodhoi ndeshje dramatike, e mbi të gjitha shumë gola që këtë loje e bëjnë edhe më magjike. Aq defryese ishin ndeshjet, sa edhe vetë kreu i Uefa-s, Ceferin tha se nuk është çudi që në të ardhmen, pas fazës së grupeve, të luhet me këtë formulë.
Për t’u rikthyer pastaj pak brenda ndeshjes. Bayern dhe PSG janë dy botë të ndryshme, dy filozofi që nuk kanë lidhje me njera-tjetren, në mënyrën se si e shohin zhvillimit e futbollit, këto dy klube.
Shoqëria franceze, që vjen në finale e parë historike të Champions League pasi shiket kanë investuar afro 1.2 miliard euro në vetëm 10 vjet.
E në krahun tjetër Bayerni, ose krenaria e Gjermaneve në Europë. Një klub që në të njëjtën periudhë nuk ka shkuar më shumë se 1/3 e shpenzimeve të PSG, një shoqëri që është mësuar ta shohë veten në skena të tilla kaq prestigjoze, duke mbajtur njerin sy tek bilanci ekonomik.
Sonte, për ata që nuk janë tifoze të njëres apo tjetrës skuadër nuk ka rëndësi kush fiton; e rëndësishme është që do të shohim në fushë yje të futbollit botëror. Bayern që i dha Barcelonës shuplaken më të rëndë në histori, e që mund të mbështetet tek një miks mes talenteve si Davis, Gnabri e Gorecka dhe eksperiencës së Myler e Levandovskit; si dhe PSG nga ana tjetër, një klub i uritur që duhet t’i besoje uqjërve më të mëdhenj të botës në repartin ofensiv Mbape e Neymar.
Sot, e vetmja keqardhje shkon për tifozët që duhet të zbukuronin Da Luzin, ata për të cilët ky sport luhet. Megjithatë, sërish mesazhi i finales është i vecante. Futbolli triumfoi mbi vështirësite që na sjell përditshmëria. E ardhmja me siguri do të jetë më e mirë, edhe për futbollin, edhe për Champions League, takimi tjetër i së cilës, pasi të kemi njohur mbretin e ri të Europës, do të jetë vitin tjetër në Stamboll…




