Milani koleksionoi suksesin e parë në këtë edicion duke marrë kryesimin e grupit të vet pas fitores 3 me 1 ndaj Dinamo Zagreb.

 

Golat për kuqezinute u shënuan nga Zhiru, Salemaker4s dhe Pobega. Skuadra e Piolit ka 4 pikë, dhe dhe fërekoi duart edhe për gafën e dytë të Chelsea që nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 në shtëpi ndaj Salzburg.

 

Broja u fut në fushën e lojës në minutën e 66 dhe pati një rast të mirë për ti dhënë tre pikët londinezve.

 

Sa I takon dueleve ë tjera ra në sy suksesi I dytë në po kaq ndeshje për Real Madrid. Kampionet e europës nuk shkelqyen por ia dolën të mundin Laipcig 2 me 0 falë golave të bukur të Valverdes dhe Asensios.

 

Në vendin e dytë është Shaktar që barazoi 1 me 1 kundër Selltik.

 

Grupi G dominohet nga Manchester City që fitoi edhe duelin e dytë ndaj Dortmund me rezultatin 2 me 1.

 

Gjermanet kaluan të parët në avantazh me Belingam, por skuadra e Guardioles përmbysi shifrat në 10 minutat e fundit falë golave të bukur të Stons dhe Haland.

 

Për tu evidentuar edhe suksesi i Napolit 3 me 0 në Skoci kunder Rangers në ndeshjen eshtyre nga dita e martë. Italianet shënuan me anë të Politanos, Raspadorit dhe Ndombele, duke u ngjitur ne krye të grupit me 6 pikë.

 

7 nga 9 ndeshje të së mërkures në mbrëmje u transmetuan në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *