E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions, sot pritet dueli Liverpool-Manchester City dhe Barcelona-Roma

UEFA Champions League vazhdon sonte ne mbrëmje me dy takime te tjera te vlefshmet për çerekfinalet e turneut prestigjioz ndërsa Vizion Plus për te gjithë te apasionuarit e futbollit rezervon sfidën elektrizuese shpërthyese atë qe është etiketuar si dueli i sulmit me te mire te këtij sezoni, derbin anglez Liverpul kundër Manchester City.

 

Janë dy skuadra qe luajnë futbollin me te bukur ne ishull dhe jo vetëm, dy skuadra ne forme dhe mbi te gjitha te kuqte e Jurgen Klop qe e  kane gjetur ilaçin e triumfit  ne te paktën një rast ndaj miliardereve te Pep Guardioles.

 

Reklamë

“Është një ndeshje përballë një kundërshtari me ne forme te momentit ka deklamuar tekniku i Liverpulit – është e vërtetë qe e kemi mundur një here dhe jemi ne gjendje qe ne Anfild Roud tu shkaktojmë probleme çdo kundërshtari”.

 

Nga ana tjetër Guardiola i ka hedhur benzine zjarrit dhe nuk tërhiqet nga loja e tij e zakonshme  edhe pse luan ne një stadium mitik.

 

“Nëse do te mendoje se do te luaja ndryshe ne këtë ndeshje me i tërhequr atëherë do te ishte një gabim i madh pasi lojtaret e mi do të mendonin se unë kam frike”.

 

Është një beteje mes dy skuadrave ofensive; nga njëra ane Mohamed Salah i cili ne mënyrë te pabesueshme ka shënuar 37 gola ne premier dhe qendra e qytetareve Kevin De Brojne 20 asiste dhe 11 gola këtë sezon.

 

Mungesa e madhe për Cityn është argjentinasi Aguero ndërsa te kuqte kane probleme ne fazën defensive Xho Gomes, Matip dhe Klavan.

 

Ndërkohë ne Kamp Nou Barcelona pret Romen një sfide qe do te transmetohet ne platformën Tring. Vetëm një dyshim për teknikun e katalanasve valverde. Kundër italianeve pritet te luaj me skemën siç quhet ndryshe asimetrike Blaugrana 4-4-2  por duhet te prese deri ne fund nëse Buskets është i gatshëm te hyjë ne fushe qe nga minuta e pare.

 

Ne rast te kundërt i takon Dembele te zëvendësoje por duke ndryshuar pak pozicionet e linjave. Ndërkohë tekniku Di Frencesko është ne Barcelonë pa talentin turk Under qe nuk është grumbulluar. Është ndërkohë Naingolan por trajneri nuk ka dyshime kur deklaron se belgu ka vetëm 50% te luaj. Është rikuperuar pelegrini me El Sharawi me shume mundësi qe nga minuta e pare dhe Defrel si zëvendësuese., sot

Vazhdo të lexosh

Reklamë