E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions, sot dy gjysmëfinalistët e parë

Uefa Champions League mëson sonte dy gjysemfinalistet e saj te pare. Ne ishull nje tjetër derbi anglez qe premton emocione, spektakël dhe beteje deri ne fund pavarësisht rezultatit ne takimin e pare, nje nate yjesh, nje mbrëmje qe mund te futet ne histori. Ne Etihad, Manchester City kërkon përmbysjen e madhe përmes nje mrekullie, ndërsa Guardiala do tentoje te provoje se vazhdon te jete nje nga strateget me te mire ne bote. Mision i vështire per te ashtuquajturit qytetaret kundër Liverpulit, por jo i pamundur per te bere te pavlefshëm ate rezultat 0-3 ne Anfild Roud.

 

Kemi nevoje per nje ndeshje perfekte deklaroi tekniku spanjoll ne prag te kësaj sfide, njerëzit te gjykojnë per rezultatet edhe pse skuadra po ben një loje fantastike. Ne duam te fitojmë ne Europe, nuk është e lehte por ky është objektivi i klubit. Nëse jo ketë vit, sezonin e ardhshëm,  City pritet te luaj ne sulm me Aguero Sane dhe Sterling dhe nje mesfushe mjaft ofensive te përbëre nga De Brojne Fernandinjo dhe David Silva.

 

Reklamë

Ne kampin kundërshtar eshte macja e zeze e Guardioles, Jurgen Klop i cili ka arritur te fitoje ne 6 ndeshje ndaj spanjollit si askush trajner tjetër. I vetmi dyshim Mohamed Salah qe edhe pse u demtua duket se do te jete ne dispozicion te skuadrës. Mund te jete përsëri sulmi me i mire i kompeticionit me egjiptianin, Firmino dhe Mane i ndihmuar nga forca dhe Fantasia e James Milner, futbollisti qe ka dhëne me shume asiste ne Champions.

 

Ndërkohe ne Olimpiko, Roma pothuajse e larguar nga turneu pas humbjes 1-4 ne takimin e pare, sfidon Barcelonën. Për te kaluar duhet nje mrekulli, por ne besojmë te mrekullitë ka dashur te karikoje skuadrën Di Francesko edhe pse përballe tekniku Italian ka rikuperuar talentin turk Under, por nuk eshte grumbulluar Peroti. Shik mund ta nise si titullar ketë ndeshje me Florencin ne krahun e djathte te mbrojtjes. Pa dy lojtare Dinj dhe Koutinjo, tekniku Valverde edhe pse nuk i mohoi problemet me dëmtimin te Buskets, por deklaroi se te gjithë lojtaret qe jane grumbulluar mund te luajnë si titullarë.

 

Këto dy takime te apasionuarit e Uefa Champions League mund t’i ndjekin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring.

Vazhdo të lexosh

Reklamë