Sot, në mbrëmje përcaktohen edhe dy gjysmëfinalistet e tjerë me dy duele që premtojne emocione e spektakël deri në sekondën e fundit. Liverpool-Real Madrid  e Dortmund-Manchester City janë dy sfidat e fundit që do nxjerrin dy fituese për t’u kualifikuar me tej.

Një interes të lartë ka sfida Liverpool-Real Madrid, e mbyllur me shifrat 1-3 në ndeshjen e parë në favor të spanjollëve. Madrilenët shihen padyshim si favoritë për të fituar edhe këtë here, por shpëtimi i vetëm për sezonin e anglezëve do të jetë vetëm një triumf në këtë kompeticion, edhe pse shpresat janë të pakta. Nga ana tjetër, motivimi te skuadra e Zidan është maksimal pas asaj fitoreje 2-1 në El Classico ndaj Barcelonës. Por dhimbje koke ka për teknikun francez, pasi duhet të bëjë pa Serxho Ramos, Lukas Vaskez, Carvahal, Varan apo Hazard. Megjithatë, sipas Zidan, skuadra e tij do të japë maksimumin me këdo që do të luajë.

ZINEDIN ZIDAN / TRAJNER I REAL MADRID.

”Djemtë gjithmonë kanë treguar në momentet e vështira se nëse luan si skuadër mund të mposhtësh këdo. Shumë gjëra kanë ndodhur dhe mua më mungojnë shumë lojtarë. Do të doja t’i kisha të gjithë me vete. Do ta përgatisim këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme. Është një sezon shumë i vështirë dhe i pazakontë për ne por edhe për skuadrat e tjera. Shpresojmë të rikuperojmë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur.”

Nga ana tjetër, “të kuqtë” e Klopp nuk do të kenë në dispozicion Henderson, Van Dajk, Matip dhe Gomez që ia shtojnë dhe më shumë problemet skuadrës.

JURGEN KLOPP / TRAJNER I LIVERPOOL

“Na duhet një paraqitje perfekte të mërkurën nëse duam të kemi një shans. Por unë mendoj se nëse ne luajmë ashtu siç bëmë në ndeshjen e parë dhe Reali gjithashtu, nuk duket shumë premtuese. Por, pozitive është fakti që ne mund të luajmë më mirë.Reali nuk do vijë këtu duke menduar se është kualifikuar. Do të jetë një ndeshje e fortë, por unë premtoj se do ta provojmë.”

Ndërkohë, dueli tjetër që premton 90 minuta të bukura është ai mes Dortmund dhe Manchester City. Në ndeshjen e pare, anglezët fituan me rezultatin 2-1 në shtëpi, ndërsa këtë mbrëmje duhet të administrojnë mirë lojën për t’u kualifikuar më tej.

Lajmi i mirë për tekniun Guardiola është se dhe këtë sfidë vjen me një infermieri të boshatisur, ndërsa në dyshim është Aguero.Nga ana tjetër, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gjermanët që vuajnë mungesën e Sanco , Smelzër apo Ëitsel. Dy sfidat do të luhen në orën 21:00, e do të transmetohen ekskluzivisht në platformën TRING .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *