Pa talentin ketë radhe, por me karakter per te arritur ne majën e Europes. Kampionet ne fuqi te Uefa Champions League hodhën nje hap te rendesishem drejt finales se Kievit, teksa dolën triumfues ndaj Bajern ne takimin e pare gjysmëfinal ne Alianc Arena. 1-2 ne betejën e superfuqive te Europes, ne perballjen e titanëve ne finalen e parakohshme me skuadrën e Zinedin Zidan qe vuajti shume, mbrojti ne shumicën e kohës ne nje moment dhe rrezikoi, por ne fund doli me fitore nga nje prej kështjellave me te forta ne bote.

 

Klasikja e Europes e transmetuar ne Vizion Plus dhe Tring nisi ashtu siç ishte parashikuar me bavareze ne sulm te vazhdueshëm ne kërkim te golit te barazimit. Shume raste nga ana e gjermaneve, ndërsa përballe nje skuadër kundërshtare e cila priste me qetësi te zbrazte aksionet për t’u nisur me kundërsulm. Per t’i ardhur ne ndihme skuadrës vendase mendoi talenti Kimich, i cili ne minutën e 28 pas nje pasimi te Hames Rodrigues me nje goditje mjeshtërore zhbllokoi shifrat. Atëherë kur pritej qe pjesa e pare te mbyllej ne avantazh te te zotëve te shtëpisë, ishte Marcelo, i cili u kundërpërgjigj me nje tjetër perle ne minutën e pare te shtesës, duke kthyer gjithçka ne baraspeshe.

 

Pjesa e dyte e njëjte si e para me skuadrën e Hajnkes e gjitha ne fushën kundërshtare ne kërkim te golit te avantazhit, por duke lëne hapësira te mëdha ne prapavije. Por madrilenet cinik shfrytëzuan te parin rast qe ju dha kur ne minutën e 57 pas nje gafe te Rafinja, Asensio shfrytëzoi mjaft mire nje pasim te Lukas Vaskes, duke kaluar per here te pare spanjollet. Deri ne fund te takimit Real arriti t’i bënte balle me qetësi furisë vendase, duke dhëne përshtypjen se do te jete vete ne Kiev per te mbrojtur titullin e kampionit qe mund ta çoje ne nje rekord absolut me tre finale radhazi ne Champions League.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *