E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Champions League në Tring, fiton Real e Juventus por mundet Manchester City

Kampioni i Evropës Reali i Madridit e nisi me këmbë te mbare kompeticionin e Uefa Champions League, një ekskluzivitet i platformës Tring.

 

Ne Santiago Bernabeu madrilenët edhe pse këtë sezon pa Kristiano Ronaldon shpartalluan Romen me rezultatin e thelle 3-0.

 

Reklamë

Golat për skuadrën e Lopetegi mbajtën firmat e Isko, Gareth Bale dhe Moreno Dias.

 

Surpriza e mbrëmjes erdhi nga Etihad stadium ku një nga pretendentët e këtij sezoni Manchester City u mund 1-2 nga Lion.

 

Francezet surprizuan me dy gola te Cornet dhe Nabil Fekir përpara se Citizens te ngushtonin diferencën ne pjesën e dyte me Bernardo Silva.

 

E filloi ne mënyrën me te mire edhe Juventus teksa mposhti Valencian ne Mestaja 2-0 edhe pse me Krisitano Ronaldon me karton te kuq qe ne minutën e 30-te . Te dy golat për “zonjën e vjetër” u shënuan nga Miralem Pjanic nga pika e bardhe e penalltive.

 

Por edhe takimet e tjera te transmetuara ekskluzivisht ne platformën Tring dhuruan spektakël. Ajaksi mundi 3-0 Aekun ndërsa Bajern fitoi ne Lisbonë ndaj Benfikes 2-0.

 

Dy takime prodhuan rezultat te barabarte 2-2: Shaktar-Hofenhaim dhe Plsen-Cska Moske.

 

Ndërkohë Manchester United i Hoze Murinjos kaloi pa probleme Jong Bojs ne Berne me rezultatin 3-0.

Vazhdo të lexosh

Reklamë