Protesta e opozitës që pritet të mbahet në 7 tetor ishte një tjetër pikë që u diskutua në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Të pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë pritet nga kjo protestë, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume dhe gazetarja Esiona Konomi theksuan që shpresojnë që kjo të mos kthehet në boomerang.
Sipas gazetares duhet gjetur një formulë bllokimi por pa penguar qytetarët të kryejnë punët e përditshme.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: U bë shumë kohë që ka protesta, çfarë mendoni se do të sjellë protesta e 7 tetorit?
Konomi: Personalisht nuk e mas me numra performancën e një askioni politik. Më së shumti e mas me simbolika. Simbolika pres të ketë, do të ketë një gjuhë më agresive. Nuk pres të ketë rezultat. Ajo që unë kam merak është që ta masësh mirë këtë gjë që të mos të të kthehet në boomerang, që mua mos më vështirësohet jeta ime. Si mund të japësh ti një mesazh bllokues por pa prishur jetën e qytetarëve. Jam kurioze të shoh se si do të shkojë. Me atë që ka dndohur në dy sencat e fundit, ka pritshmëri të lartë. Por nëse sdo kishin bërë asgjë të hënën edhe sot, do të kishte nga ata që do të thonim që ja këta nuk bënë asgjë. Zoti Mziu tha se janë bashkuar votat për amnistinë penale por edhe për emigrantët, do të kishet patur kosto opozita po të mos kishin votuar, është shumë e fortë propaganda e mazhorancës. Do të thoshin këta nuk i lirojnë nga burgu hallexhinjtë. Kemi parë në 12 vjet protesta që nuk kaën sjell asnjë rezultat, edhe nga opozita e shkuar s’ka patur rezultat. Vetëm marrëveshjet kanë sjellë rezultat.
Kume: Të shpresojmë mos kthehet në boomerang.
Mziu: Flitet vetëm për marrëveshje. Më gjeni një vend të dytë përveç rusisë, ku lideri i opozitës ëhstë në arrest shtëpie. Më gjeni liderin tjetër të opozitës fatmir mediu që shkon në SPAK sa herë i thotë mazhoranca. Më gjeni një lider tjetër siç ëhstë Meta dhe Monika që shkojnë në mënyrë pemanente shkojnë në SPAK.






Te protestoje Pd pa Sali Protopapen dhe Ilir Meten jam i pari qe dal ne proteste. Po qe kur keta bashkepunojne me njeri tjetrin njerezit iu jane larguar sepse keta e kane shpene kete vend ne kete derexhe me borxhin me te larte publik , plus interesat , plus dhe sesa taksa qe shtohen tek fatura e korentit. Ne kohen e Sali Protopapes vidhej korenti dhe nuk ishte problem sepse ky popull e meritonte ate qeveri . Sot per nje vjedhje korenti futesh brenda ne burg dhe kushedi se kur del . Per te mos folur per emigracionin masiv qe ikin cdo dite nga Shqiperia drejt Gjermanise autobusa 2 katesh. Rinia iken sepse nuk ka shprese ne kete vend dhe kudo gjen vetem te moshuar apo te vetmuar pensioniste. Per te mos folur neper rrethe te vogla pasi aty ku nuk ka fabrika nuk ka njerez dhe detyrimisht sjell largime .