Subscribe

Konfliktet e kohëve të fundit përgjatë vijës bregdetare kanë nxjerr në pah se sistemi i zgjedhur nga qeveria për menaxhimin e plazheve ka dështuar.

 

I këtij mendimi është kreu i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali, i cili tha në emisionin  E-ZONE se qeveria ndërhyri me pa të drejtë, teksa i mori këtë kompetencë pushtetit lokal.

 

“Nuk e kuptoj çfarë do qeveria të meret me punët lokale. Ky është viti idytë që lejet i jep një zyrë e vetme në ministri, ndërkohë që më parë këtë kompetencë e kishte bashkia. Nuk mundet që një zyrë me pesë anëtarë të menaxhojë apo kontrollojë mijëra aplikime nga veriu në jug për shfrytëzimin e plazheve. Ndaj kjo kompetencë t’i rikthehet 11 bashkive që kanë në territorin e tyre vijë bregdetare”, u shpreh Haxhimali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *