E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Çështja e spiunit/ Lindita Nikolla i përgjigjet Petrit Vasilit: Veprimet e mia, konform ligjit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur me një letër zyrtare, Partisë së Lirisë dhe deputetit Petrit Vasili mbi akuzat që janë drejtuar ndaj saj nga këta të fundit.

 

Nikolla shprehet në letër se veprimet e saj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetua, ligjet dhe rregullorja.

 

Reklamë

 

 

 

“Keqpërdorimi dhe shpërdorimi skandaloz i Kuvendit të Shqipërisë duke e vendosur atë në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë të ndërtuar me regji të qeverisë, ju ngarkon me përgjegjësi të rëndë.” – deklaroi më herët deputeti Vasili.

Vazhdo të lexosh

Reklamë