E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Çështja e detit/ Ministri grek: Një kapitull i ri! Hap i madh që e dërguam në Hagë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, duke folur për çështjen e kufijve detarë,  deklaroi se Greqia dhe Shqipëria po hapin një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre dypalëshe.

 

I ftuar në një forum të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Shqipëri për marrëdhëniet greko-shqiptare, Dendias e cilësoi një hap të madh për të dyja vendet dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

 

Reklamë

“Ky është një vendim shembullor se si çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen kur të dy palët fokusohen në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe marrëdhënies së fqinjësisë së mirë…Unë jam veçanërisht i kënaqur që kohët e fundit kryeministrat Mitsotakis dhe Rama kanë rënë dakord për të shpejtuar konsultimet në fushën ligjore në nivelin e ekspertëve”, tha Dendias në mesazhin e tij.

 

Më tej, ai u shpreh i kënaqur që dy kryeministrat, Mitsotakis dhe Dendias ranë dakord për të përshpejtuar konsultimet ligjore në nivel ekspertësh.

 

Sa i përket vendimit të Këshillit të BE për të shtyrë datën e çeljes së negociatave, Dendias përsëriti qëndrimin se Greqia mbështet pespektivën europiane të Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë