“Shpresojmë që të gjejmë një zgjidhje me palën shqiptare për çështjen e detit”. Kështu është shprehur kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotaqis nga Tirana, ku po merr pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

 

“Do të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti që të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare. Jam optimist që edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj për të gjetur një zgjidhje”, tha ai.

 

Mitsotaqis foli edhe për çështjen e dialogut të Kosovës dhe Serbisë, ku tha se nga ana e Greqisë gjithmonë është inkurajuar për gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes dy vendeve.

 

“Gjithmonë kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Që të gjendet një zgjidhje të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas”, tha ai.

 

Gjatë mbërritjes së tij në Tiranë, ku u prit nga kryeministri, Edi Rama, Mitsotakis tha se Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë kanë shënuar arritje të rëndësishme drejt rrugës evropiane dhe se Greqia mbështet integrimin e BP në Evropë.

 

Ndërkohë që pasditen e sotme, Mitsotaqis kishte planifikuar edhe një udhëtim për në Himarë.

 

Por ky udhëtim është anuluar për shkak të kushteve atmosferike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *