Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë Asamblesë së PS është ndalur dhe tek marrëdhënia e tensionuar me Athinën zyrtare, për shkak të arrestimit të kreut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

 

Rama thekson se në të vërtetë nuk ka asnjë debat real me Athinën zyrtare, por ky rasf shërben për të kuptuar se sistemi i drejtësisë në vend po i nënshtrohet një sprove të madhe. Sipas tij çështja “Beleri” bie ndesh me historinë e Shqipërisë dhe Greqisë ndër dekada.

 

“Si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument. Vullneti ynë politik duhet ta zgjidhë si e mendojnë ata, ndërsa organet e reja të drejtësisë kanë marrë vendime. Ne nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. Por kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri po kalon përmes një sprove të fortë. Qasja jonë është e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur ato pa kushte në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit , bie ndesh me inercinë e tmerrshme të një historie 111 vjeçare. Ajo historia i ka mësuar njerëzit të mendojnë se pushteti politik tërheqë për hundë pushtetin gjyqësor”, tha ai.

 

Megjithatë, Rama ka inkurajuar drejtësinë në punën e saj, ndërsa kërkon që”duart” e të tjerëve të mbahen larg saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *