Subscribe

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata akuzoi prokurorinë se është vënë në dispozicion të qeverisë dhe nuk po zbardh provat për çështjen “Babale”.

 

Në një deklaratë për mediat, Gjata tha se ekzistojnë të tjera përgjime ku “dëshmitari i rremë”, Fredi Alizoti flet me eksponentë të lartë të PS-së. Ai hodhi akuza në lidhje me këtë çështje janë përdorur politikisht katër prokurorë si dhe një sërë strukturash të policisë me qëllim që, sipas tij, të manipulonin ngjarjen.

 

“Përgjimet faktojnë përdorimin si seksion i Rilindjes të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranë, 4 prokurorë u përdorën politikisht për të shpëtuar nga përgjimet Geron Xhafën. Duhet të marreshin të pandehur Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ardi Velia dhe Albert Nushi dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje që të shpëtonte pushteti i Ramës. Përgjimet e Prokurorisë faktojnë se pushteti e sajoi dëshmitarin e remë duke e paguar atë.”

 

Sipas Gjatës, prokuroria në ka zbardhur përgjimin ku dëshmitari Fredi Alizoti komunikon me Taulant Ballën.

 

“Prokuroria nuk ka zbardhur disa përgjime me qëllim kur flet për Ballën dhe Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që tregon se pushtetin real e kanë kriminelët. Kemi shumë biseda që nuk po zbardhen nga Prokuroria me numrin e Taulant Ballës dhe Alizotit. Këta dy numra kanë biseduar me njëri-tjetrin. Krimet e Rënda janë vënë në shërbim të sekteve kriminale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *