Subscribe

Me nisjen e fluturimeve të kompanisë Turkish Airlinws ne aeroportin e ri të Stambollit, i cili parashikohet gjatë muajit prill, do të startoje aktivitetin edhe kompania shqiptare Air Albania.

 

Sipas të dhënave nga drejtoria e aviacionit civil, kompania ka përfunduar certifikimet e nevojshme dhe tashmë pritet të nisë fluturimet drejt Stambollit.

 

Krislen Keri drejtor i aviacionit civil tha se, brenda verës do të jenë gati edhe destiancionet e tjera evropiane.

 

Ne jemi në pritje të nisjes sw fluturimeve tw Turkish Airline nw aeroportin e ri tw Stambollit, nga ku aty do të nisin dhe fluturimet e para të Air Albania. Më pas me shtimin e avionëve do të shtohen fluturimet drejt Milanos, Bolonjës, Romës dhe Londrës. Ky fakt pritet të ndikojë pozitivisht edhe në çmimin e biletavetha Keri.

 

Aktualisht është miratuar stafi prej 38 punonjësish të kompanisë si dhe 8 pilotët që do të operojnë për Air Albania. Ndërsa është certifikuar teknikisht edhe avioni i parë, ndërsa janë në pritje edhe për dy të tjerë. Avioni i parë i linjës ajrore është regjistruar nën emërtimin A 319 me emrin Za Bel.

 

Air Albania është kompania e parë ajrore shqiptare ku 51 % të aksioneve zotërohen nga shteti shqiptar, ndërsa 49% nga kompania turke, Turkish Airline. Vetëm një muaj më parë ministrja Belinda Balluku nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesit turq të Turkish Airline, çka i hap rrugën operimit të kompanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *