Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE: Duhet bërë...

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat e sigurisë...

Rama publikon pamjet e stadiumit ku do të mbahet...

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u godit pa...

SHBA ultimatum Iranit: Ndalni sulmet në Hormuz ose do...

Rusia godet Kievin me raketa, plagosen gjashtë persona

Policia plan masash për koncertin në Tiranë, rruga dytësore...

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me...

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

Certifikohen 112 oficerë të sigurisë në shkolla, ministrja Kumbaro: Jeni edhe edukator dhe psikolog, çelësi kryesor komunikimi

9 Tetor 14:07

112 oficerë të rinj sigurie në shkolla përfunduan me sukses trajnimin pranë Akademisë së Sigurisë. Në ceremoninë e zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Ministrja e Arsimit përgëzuan oficerët e sigurisë dhe shprehën mbështetje dhe forcim e rolit të tyre.

Ministrja Koçiu tha se oficerët janë pikë kyçe në koordinimin e bashkëpunimit mes disa strukturave shtetërore si Policia e Shtetit, Drejtoria Arsimore, Urgjencat Shëndetësore etj., stafi mësimor dhe komuniteti i prindërve.

Duke nënvizuar rëndësinë e rolit të oficerit të sigurisë në shkolla, Ministrja Koçiu theksoi se ata janë aty jo vetëm për të garantuar siguri.

“Duhet edhe të komunikoni çdo nevojë e pasiguri të fëmijës për ta përcjellë atë te të gjitha hallkat, të tilla si psikologu, punonjësi social, mësuesit kujdestarë etj. Në shkollën ku do të filloni të punoni, të jeni një vlerë e shtuar për misionin që përcillni. Nuk ka rëndësi nëse keni apo jo një uniformë policore për të garantuar sigurinë e fëmijëve në ambientet e shkollës. Puna që keni zgjedhur nuk është një punë e thjeshtë, por një punë absolutisht fisnike, që ju vendos juve në qendër të sigurisë që prindërit kanë në momentin që nxjerrin fëmijët nga shtëpia”, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme.

Duke folur mbi rritjen dhe forcimin e profilit të oficerëve të sigurisë, Koçiu tha se “kur vjen puna te siguria e fëmijëve në shkolla, lidhja e Ministrisë së Punëve të Brendshme me Ministrinë e Arsimit janë në simbiozë. Së bashku, të dy Ministritë, duhet ta forcojmë akoma më shumë profilin tuaj, që nga siguria e karrierës në punë, stimujt financiarë të qëndrueshëm dhe motivues”.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u shpreh se profili i oficerit të sigurisë shkon përtej emërtesës që bart.

“Fakti që ju e keni zgjedhur një pozicion të tillë pune, tregon se ju në radhë të parë e doni një detyrë të tillë. Përtej emërtesave “oficer” dhe “siguri” oficeri i sigurisë është shumë më tepër sesa një profil. Është edhe edukator, edhe psikolog, edhe oficer sigurie, edhe mësimdhënës, që nga momenti që gjithë aktiviteti juaj profesional ushtrohet brenda një institucioni edukimi,” u shpreh Ministrja Kumbaro.

Ajo theksoi se çelësi kryesor është komunikimi, me të gjithë aktorët e përfshirë, sepse kështu mund të parandalohet çdo lloj incidenti që shoqëron përgjithësisht moshat adoleshente. Kumbaro bëri me dije se shumë shpejt, oficerët e certifikuar, do të nisin punë në detyrën e re.

“Nga nesër, – tha Ministrja e Arsimit – Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar do t’ju thërrasë për t’ju treguar vendin e punës së gjithsecili sipas vendbanimit që keni dhe do t’ju lidhin kontratat”.

Ministrja e Punëve të Brendshme u shpreh edhe rreth përfshirjes e rolit të Policisë së Shtetit më sigurinë e shkollave.

“Përmes paketës së sigurisë në shkolla, – tha Koçiu – policia po bën një punë shumë të mirë për të siguruar perimetrin e jashtëm, duke rritur praninë fizike përmes patrullimit në oraret kyçe të lëvizjes së nxënësve. Janë tashmë mbi 2000 punonjës policie të angazhuar në perimetrin e shkollave”.

Në lidhje me nevojat për shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla Kumbaro tha se “e kemi ulur numrin e nxënësve për një oficer sigurie, në 350 nxënës maksimumi dhe për shkollat që kanë më shumë nxënës, duhet patjetër të jenë dy oficerë. Sot janë certifikuar 112 oficerë sigurie, por ka ende nevojë për të tjerë” – u shpreh ajo, duke vënë në dukje se oficeri i sigurisë nuk është thjesht për të garantuar sigurinë e nxënësve, por edhe për të mësuar problematikat, që mund të kenë nxënësit e për t’i përcjellë ato drejt drejtuesve shkollorë apo prindërve.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
oficere sigurie Shkolla

Nga e njëjta kategori

“Melia” pret “Albanian Youth”! Koncerti i të rinjve nga Shqipëria e Kosova, nën drejtimin e mjeshtrit Shlomo Mintz

më shumë...

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE: Duhet bërë më shumë për dialogun politik

më shumë...

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe Kamëz, në pranga 3 persona

më shumë...

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat e sigurisë për tre autoret

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:21

“Melia” pret “Albanian Youth”! Koncerti i të...

12:28

“Protestat, normale në demokraci”, ambasadori i OSBE:...

11:27

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe...

11:18

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, jepen masat...

11:06

Aksident në Mirditë, plagosen gjashtë kushërinjtë e...

10:54

Rama publikon pamjet e stadiumit ku do...

10:35

Makina del nga rruga në Fier, plagoset...

10:28

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Turizmi u...

10:13

Operacioni “Last Bet”/ Goditen 3 raste të...

9:53

Fluks në Portin e Vlorës, mbërrijnë rreth...

9:34

SHBA ultimatum Iranit: Ndalni sulmet në Hormuz...

9:19

Rusia godet Kievin me raketa, plagosen gjashtë...

8:33

Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8:25

Policia plan masash për koncertin në Tiranë,...

8:15

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

11:08

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon...

10:38

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • “Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.