Vlora Marina, projekti që do të realizohet në qendër të qytetit të Vlorës është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe Ëorld Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për godinat rezidenciale.
EDGE, është i njohur si një sistem global certifikimi që i referohet qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndërtimeve të njohura si “banesa të gjelbra”, një vlerësim që jepet si në fazë projekti ashtu edhe pas realizimit të tij.
“Qëllimi kryesor i këtij arkeditimi është mbrojtja e mjedisit. Konkretisht, projekti Vlora Marina nëpërmjet arritjes së certifikimit të nivelit 1 ka bërë të mundur arkeditimin e një tipologjie prej 114 apartamentesh, të cilat në fazë ndërtimi do të bëjnë të mundur kursimin e energjisë elektrike me 24%, të ujit me 33% dhe reduktimin e dioksidit të karbonit me 42%, bazuar në materialet që do të përdoren në godina”, tha Flori Durmishi, menaxher i projektimit.
Rezidencat në Vlora Marina që në fazë projekti janë ideuar në mënyrë të tillë që të zbatojnë praktika miqësore me mjedisin, duke u orientuar drejt banesave të gjelbra. E gjithë kjo praktikë sjell përfitime si për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.
“Vlen për t’u përmendur si përfitim i rëndësishëm është edhe ai financiar, pasi ndërtimi sipas standardeve EDGE parashikon kosto operimi dhe mirëmbajtje më të ulët për rezidentët. Gjithashtu ky certifikim e sjell projektin Vlora Marina si një projekt lider në rajon sa i përket godinave të qëndrueshme”, shtoi Flori Durmishi
Vlora Marina është një zhvillim urban miks që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri një marinë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial apartamentesh premium buzë detit. /vizionplus.tv





