Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Çertifikata për 16 të rinj që mbaruan intershipin në Bashki, Veliaj: Mundësi për eksperiencë pune

14 Janar 12:55

Të rinjtë që kanë mbaruar studimet e larta në nivelin Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor të grupmoshës deri në 28 vjeç, patën mundësi që ta nisin karrierën e tyre me një eksperiencë pune tre mujore në Bashkinë e Tiranës.

 

 

Projekti “Fillo me një ide – Fito një intership” synon që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe kërkimore përmes konkurrimit me një projekt-ide ose studim në një nga fushat e veprimtarisë të Bashkisë së Tiranës.

 

 

 

Në ceremoninë e certifikimit të 16 të rinjve në  përfundim të intership-it, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se shumë prej ideve të propozuara nga ata do të zbatohen në terren.

 

 

“Jam shumë i lumtur që patëm një grup fantastik djemsh dhe vajzash që bënë praktikën në Bashkinë e Tiranës. Lajmi i mirë është që disa prej tyre do të fillojnë punë në Bashkinë e Tiranës, por lajmi akoma më i mirë është që disa nga idetë që na erdhën nga të rinjtë dhe studentët që bënë praktikën këtu, janë përkthyer në buxhet, dhe do të kemi ndërhyrje direkte në terren, bazuar mbi këto projekte”.

 

 

Aplikantët kishin mundësi të përgatisnin dhe të dorëzonin një propozim të plotë teknik dhe financiar të projektit, si dhe të përfundonin studimin gjatë intership-it, duke bashkëpunuar nga afër me stafin e bashkisë.

 

 

“Disa janë ndërhyrje në infrastrukturë e urbanistikë, të tjera kanë të bëjnë me softëare dhe zhvillim programesh. Kurse disa të tjera kanë të bëjnë me një ndërthurje të punës së infrastrukturës me aplikacione, ose ndërveprime për qytetarët, që u jep atyre më shumë akses në mënyrën sesi funksionon qyteti. Ajo që më pëlqeu më shumë është se për herë të parë nuk pashë vetëm projekte në infrastrukturë, por edhe në çështjet sociale, kryesisht që kanë të bëjnë me bullizmin, emancipimin, vullnetarizmin, me atë që ne themi shpesh është distanca 10 centimetra, nga njëri vesh tek tjetri, ku është gjithë mentaliteti ynë, dhe gjithë vlerat tona në mënyrën sesi e shohim qytetin”.

 

 

Në përfundim të intershipit, 5 prej projekteve dhe studimeve do të zbatohen nga drejtoritë përkatëse, ndërsa disa aplikantë janë në proces konkurrimi për t’u bërë pjesë e stafit të Bashkisë së Tiranës. Thirrja për intership-et e reja në Bashkinë e Tiranës do të hapet sërish pas dy muajsh.

 

Programi i intership-it synon të përzgjedhë një numër të caktuar projekt-idesh dhe studimesh që do të përfshihen në planet vjetore të njësive organizative dhe do të zbatohen prej tyre.

 

Posted Under:
Vendi
Tagged:
bashkia e Tiranes certefikata mundesi punesimi Te Rinj Veliaj

Nga e njëjta kategori

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren: Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë

më shumë...

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe 6 banesa të djegura në Himarë

më shumë...

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund të mbeten peng i një ligji të ri

më shumë...

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne ka rëndësi jeta e njeriut, situata nën kontroll

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.