Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje:...

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në Bejrut vënë...

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë kontrollit, digjen...

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6 persona

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald Trump për...

Ceremoni në Bashkinë e Tiranës për ekipin olimpik, Veliaj: Sukses i paimagjinuar më parë për Shqipërinë

12 Gusht 21:17

Pas ceremonisë së mirëseaardhjes në Rinas të suadrës olimpike që për herë të parë vijnë me dy medalje në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka pritur sportistët në një ceremoni të posaçme. Veliaj tha se sot flamuri i Shqipërisë, falë përpjekjeve të mbledhura ndër vite, arriti të ngrejë flamurin kombëtar dy herë në Paris. Ai tha se kjo javë përkon me 104-vjetorin e Sport Klub Tiranës, ku shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuuar.

‘‘Sot nuk mund të na vijë një mesazh më i mirë se sa mesazhi që djersa, talenti, puna, përpjekja, skuadra, shpërblehen. Gëzuar Ditën Nderkombëtare te Rinisë, sidomos të rinjve që aspirojnë që, si këta djem, t’i arrijnë gjërat me punë, me përpjekje, me dashuri, me pasion, si një mision i përbashkët, që është flamuri ynë kombëtar, skuadra jonë, Shqipëria. Gëzuar ditën e rinisë shumë djemve dhe vajzave që janë këtu sot edhe besojnë se vetëm me djersë, me punë dhe me talent ne mund të ecim përpara. Sot është edhe fiks data kur ne kemi çuar aplikimin për Tirana Kryeqyteti Europian i Sportit dhe mbaj mend se si kemi qenë me të njëjtin emocion. Një traditë që po e ndjek Vlora sot, edhe me shpresë, nesër Shkodra. Sporti mund të transformojë realitete ekonomike, realitete politike dhe realitete diplomatike. Sot flamuri i Shqipërisë, falë kësaj përpjekje, falë këtyre copave të këtij pazëlli të një fotografie të madhe të mbledhur ndër vite me përkushtim të jashtëzakonshëm nga Fidel Yllli dhe skuadra e jashtëzakonshme e KOKSHI-t, arriti të ngrejë flamurin tonë dy herë në Paris, me një sukses të paimagjinuar më përpara’’, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku pati një përgjigje edhe për kritikët dhe skeptikët, kur tha se duhen lënë mënjëanë cic-politike dhe të mobilizohen të gjithë për të bërë Shqipërinë krenare kudo.

‘‘Kur përballemi me sfidat dhe cic-micet, kujtojmë se fuqia jonë qëndron në unitet dhe në përpjekjet tona të palodhura për të çuar përpara emrin dhe nderin e kombit tonë. Ju jeni dëshmia e gjallë se, me vendosmëri dhe besim në vlerat tona, çdo pengesë mund të kapërcehet dhe çdo ëndërr mund të bëhet realitet. Për këtë, ne nuk mund të jemi asgjë më pak se sa krenarë për ju’’, vijoi më tej Veliaj.

Ndërsa në fund ai tha se Shqipëria po tregon përditë e më shumë se është mikpritëse dhe hap dyert për këdo që është i talentuar dhe dëshiron të kontribuojë për këtë vend.

‘‘Medaljet, që sollën në Tiranë Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, janë një nderim për ne, njëherësh edhe një vulë tjetër mbi vulat në pasaportat e tyre kuqezi. Kjo nuk është një histori që ndodh për herë të parë, kjo është një histori që përsëritet dhe që e vulos përfundimisht faktin që Shqipëria është një shtëpi me SH të madhe, një shtëpi e dëshiruar, e ëndërruar dhe përmbushëse, një Shtëpi që të hap dyert dhe të mirëpret. Është shtëpia tipike, si një hapësirë private që mbushet përditë me shenja identifikuese simbolike dhe emocionale. Ia vlen ta mbushësh me shenja të rëndësishme. Chermen Valiev dhe Islam Dudaev sollën shenjat e radhës në shtëpi, dy medaljet olimpike, të cilat janë, sa fitore dhe emocion, po aq edhe simbol dhe identitet… “Gjëja më e bukur e një udhëtimi – kam lexuar diku – është kthimi në shtëpi”. E të kthehesh në shtëpi me zemrën plot dhe të pritesh me zemra plot është një kulminacion. Mirë se u kthyet në shtëpi, medalistët më të rinj shqiptarë!’’, përfundoi Veliaj.

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli tha se është hera e parë që në Shqipëri vjen, jo një, por dy medalje olimpike, duke futur Shqipërinë në listën e 206 komiteteve olimpike në botë.

‘‘Sot është një ditë historike për sportin shqiptar, sepse Komiteti Olimpik Shqiptar, ka hyrë në listën e 206 komiteteve olimpike në botë që kanë marrë medalje olimpike. Kjo falë punës së këtyre dy sportistëve dhe trajnerëve të tyre që arritën të ngrenë lart flamurin shqiptar në Paris. Këta janë sportistët tanë që na bëjnë krenarë dhe janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, duke i dhënë imazh, Tiranës që la titullin si ‘‘Qyteti European i Sportit’’, tha Ylli.

Në fund, Presidenti i Federatës Shqipëre të Mundjes, Sahit Prizreni tha: ‘‘Jam i përulur dhe mirënjohës për gjithësecilin. Medalja është e flamurit kombëtar dhe jam krenar që pas shumë viteve si sportist nuk arrita ta marr, por sot si drejtues i Federatës ja dolëm. Ia doli Shqipëria. Meqë jemi te çatia e Bashkisë, përpos asaj që Shqipëria fitoi, Sahiti ka patur një disfatë me kryetarin, kështu që dua ta paralajmëroj, që i kërkoj revansh’’, e mbylli Prizreni me batutë.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Bashkia Ceremonia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk ka punëtorë? Përgjigjet eksperti

më shumë...

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

më shumë...

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE

më shumë...

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:43

Pagat po rriten se ka zhvillim apo...

8:12

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

8:06

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i...

7:02

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për...

6:50

Protesta e 15-të në kryeqytet, nis grumbullimi...

6:24

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump...

5:57

Marrëveshja SHBA-Iran ende pa datë, sulmet në...

5:41

Zjarri i madh në Spanjë del jashtë...

5:05

Tragjedi! Përplasen dy helikopterë, humbin jetën 6...

4:33

Mes debateve dhe tensioneve, Netanyahu uron Donald...

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

3:00

FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën...

2:53

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata...

2:40

Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i...

2:37

Goditja e rrjeteve të drogës, të arrestuarit...

2:08

Diaspora “nderon” Vetëvendosjen, partia e Kurtit shkon...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.